Policia e Kosovës ka arreestuar prindin e një nxënësi në shkollën fillore të fshatit Kryshec të Pejë.
Në komunikatën e Policisë thuhet se ai ka kanosur drejtorin e kësaj shkolle pasi djali i tij ishte suspenduar nga shkolla, shkruan arbresh.info
“Me datё 21.03.2023, rreth orës 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec, Pejё, ka ndodhur njё incident. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur drejtorin e shkollës” thuhet në komunikatë .
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë