Një grup kriminal, i cili merrej me trafikun e kanabisit u shkatërrua në Belgjikë, ndërsa në pranga përfunduan 18 persona shumica shqiptarë.
Sipas të dhënave nga policia belge pas një hetimi 2-vjeçar operacioni u ndërmor brenda 24 orëve dhe u sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash.
Gjithashtu, janë konfiskuar llogari bankare me vlerë afro 70,000€, si u sekuestrua edhe një orë Rolex apo dhe sende të tjera luksi. Në total u ushtruan 21 kontrolle dhe policia mundi të sekuestrojë 600 rrënjë kanabis dhe 800 gramë të tjera të paketuara.
Sera e hashashit u zbulua në Verviers në Belgjikë ndërsa në operacion u përfshinë 160 policë. 21 kontrollet u kryen në zona të ndryshme ku u arrestuan 18 persona ndërkohë është prerë urdhër arresti për 5 persona të tjerë.
Prokurori tha se ky aksion vërtetoi ekzistencën e trafikut të drogës që ky grup kriminal bënte prej të paktën një periudhe 4-vjeçare. Sipas prokurorisë, grupi kriminal ushtronte aktivitetin e tij në Belgjikë me dokumente të falsifikuara kryesisht italiane dhe sllovene.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...