Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një postimi në facebook, ka shprehur përkushtimin e tyre për të luftuar për të drejtat e personave me Sindromën Down.
“Çdo person, pavarësisht aftësive të tij ka talent dhe potencial të veçantë. LDK është e përkushtuar të luftojë për të drejtat e personave me Sindromën Down dhe të sigurojë që personat që jetojnë me aftësi të veçanta të kenë mundësi të barabarta me të gjithë. Le të riangazhohemi dhe të kujtojmë sloganin e fuqishëm “Me ta, jo për ta”, ku të gjithë përpiqemi të krijojmë një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë”, thuhet në njoftimin e LDK-së./Arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë