Pas golit në Europa League, Granit Xhaka gjeti sërish rrugën e rrjetës me Arsenalin, këtë herë në fitoren 4-1 të Arsenal ndaj Crystal Palace në Premier League.
Mesfushori me origjinë shqiptare është shndërruar në një lider te ”The Gunners” këtë sezon teksa trajneri Mikel Arteta e vlerëson jashtë mase lojtarin 30-vjeçar.
Pas përfundimit të sfidës, tekniku i londinezëve u shpreh se Xhaka është treguar fenomenal përgjatë gjithë sezonit ndërsa shtoi se tashmë ai ka më shumë besim.
“Ajo që ka ndryshuar tek Granit Xhaka është se ai ka nisur të fitojë sërish besimin. Është në vendin e duhur në fushë dhe tashmë gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur. Para sfidës i thashë se do të shënonte sërish sepse është me mentalitetin e duhur.
Këtë mund ta shohësh shumë lehtë në mënyrën si po stërvitet, gjëra do të mira do të vijnë për Xhakën. Për mua ai është shfaqur fenomenal për të gjithë sezonin”, u shpreh Arteta.
Rinumërohen 65% e vendvotimeve
Alex Honnold shkruan historinë/ Alpinisti arriti majën e ndë...
Shaqiri i pandalshëm, shënon në derbi ndaj Zurichit
IHMK i reagon Komunës së Prishtinës: Nuk parashikuam erëra t...
Gjenden municion dhe granata dore në veri, policia publikon ...
Arsenal – Man United, formacionet zyrtare