Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi është arritur një dakordim në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përmes një shkriminë Facebook, ai e ka mbrojtur marrëveshjen derisa ka thënë se e njëjta e zhbën “Zajednicën” e vitit 2013 dhe 2015.
“Marrëveshja më në fund e shkrinë fusnotën. E zhbën Zajednicën e 2013 dhe 2015 në vetëmenaxhim kushtetues”.
Bajqinovci ka numëruar edhe disa aspekte tjera pozitive që sjell marrëveshja, derisa nuk i ka kursyer kritikat ndaj opozitës.
“E ngritë në çështje urgjente temën e të zhdukurve. I hap rrugë Kosovës për njohjet e reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Siguron njohjen e pasaportave dhe simboleve. Dhe nuk ia plotëson dëshirën opozitës dhe opozitarëve”, ka shkruar deputeti i LVV-së./arbresh.info/
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...