Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar hapësirat e instituteve paraklinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet paraklinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet paraklinike.
Gjatë këtij takimi, ministri Vitia është njoftuar me shërbimet që ofrohen në këto klinika.
“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalizimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdoret në të mirë të shërbimit të qytetarëve”, tha ministri Vitia. /arbresh.info/
A do ta tërheqë VV-ja kandidaturën e Albulena Haxhiut për kr...
Telefonata Trump-Putin përfundon pas dy orësh
Drejtori menaxhues në ZRRE: Nuk do të lejojmë të abuzohet me...
Kurti: Qeveria do t’i qëndroj pranë prodhuesve vendorë
Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para Presidentes Osmani
Në lidhje të komplikuar, por Gjesti e përmend Eglin në konce...