Qeveria franceze do të vijojë me reformat jopopullore të pensioneve duke shmangur votimin në Asamblenë Kombëtare.
Edhe pse projektligji për ta rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 kaloi në dhomën e sipërme të enjten, ministrat e kuptuan se mund të mos fitonin mbështetjen e deputetëve.
Kryeministrja Élisabeth Borne përmendi nenin 49/3 të kushtetutës që i mundëson qeverisë të shmangë votën në Kuvend.
“Ne nuk mund të vëmë bast për të ardhmen e pensioneve tona dhe kjo reformë është e nevojshme,” tha ajo gjatë seancës së zhurmshme në Dhomën e Ulët.
Ndërsa kryeministrja bënte të ditur lëvizjen e radhës, deputetët e krahut të majtë kënduan himnin kombëtar La Marseillaise teksa në duar mbanin pankarta ku shkruhej “Jo 64”.
Fjalimi i saj u ndërpre më pas me thirrjet “Dorëheqje, dorëheqje!” Kalimi i projektligjit pa votim e ekspozon qeverinë ndaj një mocioni censure dhe rrezikon të shkaktojë trazira në vend./A2
Rriten sërish çmimet globale të ushqimeve
Muriqi: Golin ndaj Real Madrid ua dedikoj të gjithë shqiptar...
Haxhiu pas marrjes së detyrës: Institucionet do të funksiono...
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...