Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian (BE), Josep Borrell, ka deklaruar se takimi Kurti – Vuçiq në Ohër më 18 mars është ndryshe.
Kjo sepse sipas tij, takimi zhvillohet në Maqedoni të Veriut dhe është i fokusuar në Aneksin e Marrëveshjes së prezantuar më 27 shkurt në Bruksel.
“Ky takim është ndryshe nga takimet e mëparshme. Jo vetëm sepse do të takoj Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në rajon, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, në vend që të takohem në sallat e njohura të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel. Por edhe sepse diskutimin tonë do ta fokusojmë në Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes së fundit të BE-së që do të rezultojë në normalizimin e gjerë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja së bashku, në thelb, do të rezultojnë në normalizimin e jetës së njerëzve në rajon dhe do të hapin rrugën përkatëse të Kosovës dhe Serbisë drejt anëtarësimit në BE”, ka deklaruar Borrel në blogun e tij.
Borrell ka thënë se Kurti dhe Vuçiq duhet të “tregojnë guxim dhe përgjegjësi”.
“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të i gjithë Ballkani Perëndimor të tregojnë guxim dhe të demonstrojnë përgjegjësi, në mënyrë që regjioni të ketë sukses drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Borrell rreth dialogut Kosovë – Serbi.
Ai ka theksuar se nromalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë, sepse nuk ka rrugëdalje tjetër.
“Megjithatë, për të hapur rrugën drejt arritjes së objektivit të anëtarësimit në BE, Serbia dhe Kosova duhet të normalizojnë marrëdhëniet. Nuk ka rrugëdalje. BE-ja ka bërë pjesën e saj dhe Dialogu Beograd-Prishtinë është një pjesë qendrore e mandatit tim. Këshilli u pajtua me propozimin tim për të emëruar ambasadorin Lajčák si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, me detyrën e parë përshpejtimin e procesit. Dhe kjo është ajo që ne bëmë”, theksoi Borrell.
Tutje, ai ka shkruar se populli në Kosovë dhe Serbi nuk dëshiron të ngelet peng i viteve të 90-ta, por duan të jetojnë në demokraci dhe të “shikojnë përpara”.
“Shumica e njerëzve që jetojnë në Ballkan nuk duan të mbeten të mbërthyer në vitet 1990, të ballafaquar vazhdimisht me rikthimin e së kaluarës. Ata duan të shikojnë përpara dhe jo prapa, të jetojnë në demokraci, të qeverisur nga shteti ligjor, në shoqëri që ofrojnë mundësi për të gjithë. Dëshira për të qenë anëtarë të komunitetit tonë të vlerave nuk është një ëndërr e largët dhe unë i mbështes aspiratat e tyre ashtu siç bën i gjithë lidershipi i BE-së. Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Dhe sigurisht që nuk janë një çip për t’u përdorur nga Putini në ëndrrat e tij imperialiste”, ka shkruar ai.
Më tej, ai gjithashtu ka thënë se në fund të vitit të kaluar, BE-ja në bashkepunim me ShBA-të, kanë parandaluar një konflikt i cili sipas tij, ishte shumë afër që të ndodhte./arbresh.info
Kos: Shqipëria një nga vendet kryesuese në procesin e anëtar...
Blerim Sallahu: Dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është sh...
Italia nuk do të hyjë në luftë, Meloni: Më shumë taksa për a...
Specialja tha se respekton Kushtetutën e Kosovës, OVL e UÇK-...
Ambasada Britanike i dhuron policisë 16 dronë dhe 2 automjet...
Ferit Hoxha telefonatë me homologun e Katarit: Dënojmë sulme...