Një grup shtetasish të huaj është arrestuar të mërkurën në Poloni të dyshuar për spiunazh për Rusinë.
Bëhet fjalë për gjashtë persona që dyshohet se kanë vendosur kamera sekrete për të regjistruar objekte të ndjeshme të infrastrukturës të përdorura për dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, shkruan BBC, përcjell arbresh.info
Stacioni radiofonik RMF FM raportoi se kjo qelizë spiune kishte përgatitur plane sabotimi dhe kishte instaluar dhjetëra kamera pranë kryqëzimeve hekurudhore dhe rrugëve të rëndësishme të transportit në provincën polake të Subcarpathia, e cila kufizohet me Ukrainën.
Mediat polake nuk deklarojnë se nga cilat vende janë arrestuar të dyshuarit për spiunazh.
Disa kamera u gjetën gjithashtu pranë një aeroporti të vogël rajonal që është kthyer në një qendër logjistike ndërkombëtare për dërgimin e ndihmave ushtarake dhe humanitare në Ukrainë.
Ky aeroport konsiderohet si një objekt infrastrukturor shumë i ndjeshëm që forcat e armatosura amerikane e kanë mbrojtur me sisteme raketore kundërajrore Patriot.
Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...