Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga drejtues dhe deputetë të grupit Europarlamentar ‘’Renew Europe’’
Pas takimit të 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Kryeministri Kurti u prit nga kryesuesi i grupit parlamentar ‘’Renew Europe’’, eurodeputeti Stephane Sejourne, i shoqëruar nga kolegët e tij Ilhan Kyuchyuk, Dragos Tudorache dhe Klemen Groselj.
Kryeministri Kurti i falënderoi eurodeputetët dhe grupin e tyre parlamentar për pozicionimin dhe qëndrimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, proces i cili presim që së shpejti të finalizohet suksesshëm. Palët diskutuan dhe mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian të Republikës së Kosovës dhe aplikimeve për anëtarësim në BE dhe Këshillin e Evropës.
Më tej, Kryeministrit Kurti i njoftoi reformat e deritanishme dhe rezultatet e arritura përgjatë dy viteve të fundit.
“Vendi ynë vazhdon të shënojë përmirësim në indikatorë ekonomikë e demokratikë, të cilët janë përkthyer në renditjen e Kosovës në mesin e vendeve me përparimin më të lartë të demokracisë në rajon e më gjerë. Sundimi dhe zbatimi i ligjit, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit po kontribuojnë në konsolidimin e shtetit të së drejtës, si bazament i drejtësisë, demokracisë e zhvillimit”, ka thënë kryeministri Kurti, thuhet në njoftimin për media nga zyra e tij, përcjell arbresh.info
Takimi u përmbyll duke biseduar mbi procesin e dialogut, propozimin Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për takimin e 18 marsit
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...