Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu nënshkruan të mërkurën memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur ky dikaster.
“Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor”, thuhet në komunikatën për media, shkruan arbresh.info
Përmes këtij investimi sipas MSH-së, do të arrihet përmirësimi i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimi i kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025.
Nga shiu i Tiranës te drita e Evropës, Rama uron një të diel...
Gruaja nga Gjakova raporton se i janë vjedhur targat, rezult...
Aksidenti me fatalitet në Pouskë, viktima është 19-vjeçare, ...
Trump do të flasë me Putinin të hënën për të ndalur luftën n...
Aksident me fatalitet në Pouskë të Prizrenit, vdes një grua
Të shtëna me armë zjarri te ‘Komuna e Parisit’, plagoset një...