Një auditim i nivelit të lartë të sigurisë, i cili iu prezantua ministres australiane të Punëve të Brendshme, Clare O’Neil, shqyrtoi rreziqet dhe shqetësimet e privatësisë rreth TokTok dhe gjigantëve të tjerë kinezë të mediave sociale, duke marrë parasysh se si të parandalohet censura politike dhe dezinformimi.
Hetimi shtatëjavor i paraprin një miratimi në pritje të rregullave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që do t’i japin administratës Biden autoritetin ligjor për të ndaluar subjektet duke përfshirë TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë “ByteDance” me qendër në Kinë.
Agjencitë e sigurisë duke përfshirë Drejtorinë Australiane të Sinjaleve dhe Qendrën Australiane të Sigurisë Kibernetike, të cilat janë të lidhura me Departamentin e Mbrojtjes, ndihmuan gjithashtu në auditim.
Burime qeveritare që nuk janë të autorizuara për të folur publikisht thanë se auditimi po shqyrton manipulimin e përmbajtjes në platforma, duke përfshirë censurimin e postimeve në lidhje me Tibetin dhe Xinjiangin dhe promovimin e qëndrimeve pro-Pekinit.
Sipas analistit të Institutit Australian të Politikave Strategjike, Fergus Ryan, konstatohet se TikTok është përpjekur në të kaluarën të ndikojë në debatin politik në Australi.
Politika e Australisë ka të ngjarë të ndjekë reagimin e SHBA-së.
Javën e kaluar, administrata e Biden mbështeti një projektligj dypartiak që i lejon presidentit të mandatojë shitjen e kompanive të teknologjisë në pronësi të huaj nëse ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
Mbyllet xhiro 37-të në La Liga/ Barcelona mposhtet në shtëpi...
Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e...
Kryeministrja e Italisë ndërmjetëson bisedime mes Ursula von...
Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin: Ësht...
Zbulohet shkaku që çoi në përplasjen e anijes së marinës mek...
Rama ndan pamjet panoramike nga rruga Shëngjin-Velipojë: Ësh...