Vdes anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë

08:32 | 15 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Kryetari i Komunës së Pudujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka vdekur anëtari i LVV-së Denis Mahmuti.

Bulliqi është shprehur i tronditur me lajmin e vdekjes së tij.

“I tronditur me lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të anëtarit tonë të Lëvizjes, Denis Mahmuti. Vdekja e Denisit në moshë kaq të re na pikëlloi e lëndoi thellësisht të gjithëve. Denisi do të mbahet mend gjithmonë si anëtar i devotshëm i Lëvizjes, person i dashur me të gjithë dhe si një qytetar shembullor i Podujevës”, ka shkruar Bulliqi./Arbresh.info

Të ngjashme