Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka reaguar pasi është djegur objekti i Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj, që sipas tij kjo nuk është hera e parë që ky objekt digjet.
Me anë të një postimi në Facebook, deputeti nga LVV-ja e ka cilësuar si “Krimi të organizuar dëshiron që ta shlyejë historinë e Ferizajt”.
“Sot për herë të katërt ose të pestë i vihet flaka objektit të mbrojtur të trashëgimisë kulturore, ish Gjimnazit të parë shqiptar Ismail Qemali në Ferizaj”, ka shkruar Haliti.
Haliti, dyshon se prapa kësaj zjarri qëndron një dikush që e ka urdhëruar ketë dhe i ka ftuar organet e rendit që ta zbulojnë ketë rast.
“Ftoj organet e rendit që ta hetojnë dhe të zbulohet urdhërdhënësi i këtij krimi”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin