Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se janë hapur procedura e prokurimit për rrugën nacionale N9 Kijevë-Zahaq, përkatësisht për segmentin Kijevë-Dollc.
Siç njoftoi ministri Aliu, rruga do të jetë e ndarë në katër llote me gjatësi totale 12.8 km dhe me buxhet të planifikuar prej 32 milionë €.
Ai e ka bërë të ditur edhe shumën e lloteve:
Lot 1: 8,200,000.00 €
Lot 2: 7,400,000.00 €
Lot 3: 6,300,000.00 €
Lot 4: 10,100,000.00 €
Kjo rrugë sipas tij, do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e mijëra banorëve dhe do të shërbejë si mundësi për zhvillimin ekonomik të të gjithë zonës së rrafshit të Dukagjinit./arbresh.info/
Omani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gji...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...