Sot shënohet 20 vjetori i vrasjes së kryeministrit serb Zoran Gjinxhiq.
Në këtë përvjetor, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se fjalët dhe veprat e Gjingjiqit dhe mënyra se si ai u përpoq të lëvizte njerëzit janë frymëzim edhe sot, dy dekada pas vrasjes së tij.
“Fjalët dhe veprimet e Gjingjiqit janë ende një frymëzim”, tha Hill për Tanjug dhe theksoi se kujtimi i asaj kohe i shkakton atij edhe trishtim të madh për shkak të mundësive të humbura.
“Trishtim i madh, sigurisht, sepse atëherë kishte një situatë premtuese që u mbyll shpejt në një kohë kur përparimi mund të ishte i shpejtë. Mendoj se ishte një kohë kur mund të ishte bërë përparim”, tha Hill.
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran
Goditi për vdekje me kamion punëtori i KEK-ut në “Kosova B”,...
Teherani thotë se po përgatitet për hakmarrje pas sulmeve të...
KRU Prishtina njofton për ndërprerje të përkohshme të ujit n...