Kryendeshja e javës së 25-të në Superligën e Kosovës në futboll mes Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të dielën.
Stadiumi ndihmës me bari sintetik në Gjilan është vendtakim i dy rivalëve të përbetuar lokal me fillim nga ora 13:00.
Drita, klubi nikoqir në këtë ballafaqim ka konfirmuar zyrtarisht se derbi i Anamoravës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve për shkak të kushteve të sigurisë.
“Për shkak të kushteve të sigurisë dhe hapësirës së kufizuar që ofron stadiumi sintetik, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vendosur që ndeshja të zhvillohet pa praninë e tifozëve” – thuhet në njoftimin zyrtar të Dritës.
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje
Egzona i jep lamtumirën vëllait, familja zgjedh pajtimin pas...