Policia po heton nëse është kryer ndonjë shkelje, pasi një gazetë kombëtare pretendoi se Kyle Walker u ekspozua në një lokal.
‘The Sun’ ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë nga një lokal, të cilat gazeta pretendon se tregojnë Walker duke bërë gjeste të pahijshme në një vend publik.
Përfaqësuesit e Manchester City dhe Walker nuk pranuan të komentojnë në lidhje me këtë temë, pasi ishte ‘Sky Sports’ që kërkuan detaje në lidhje me ngjarjen.
Mësohet se City e konsideron incidentin një çështje private, transmeton lajminet.
Një zëdhënës i policisë së Cheshire ka thënë për’ Sky Sports News’:
“Të mërkurën më 8 mars, policia e Cheshire u njoftua për një video që qarkullonte në mediat sociale në lidhje me një ekspozim të pahijshëm që dyshohet se kishte ndodhur në zonën e Wilmslow.
Hetimet në lidhje me incidentin janë në fazat e hershme dhe nuk është bërë asnjë arrestim në këtë moment”.
[?] Video of the Kyle Walker alleged incident. #ManCity
[@SunSport] pic.twitter.com/dzifyi0aW9
— City Zone (@City_Zone_) March 8, 2023
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...