Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave, në fillim të seancës së sotme plenare.
Konjufca tha se uron që barazia gjinore të arrihet sa më shpejt.
“Të gjitha grave e vajzave po jua urojmë 8 Marsin, Ky urim nuk është për gjendjen, por për përpjekjet e vazhdueshme për një barazi gjinore, që në të gjithë botën është larg të arrihet, si ideale, si barazi që e synojmë. Kërkojmë që secili prej nesh të punojmë që kjo të arrihet më shpejt”, tha Konjufca.
Ai tha shpreson që të mos jetë e vërtetë ajo që tha sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara që duhen treqind vjet të arrihet kjo barazi./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...