Një çift nga Prizreni, rrugës për të shkuar nga Fushë Kosova në shtëpi, hajnat ia vodhën 580 euro dhe dokumentet personale në Drenas.
Në raportin e Policisë thuhet se ata kishin një defekt në veturë dhe u ndalën për ta rregulluar, kur në ato momente, disa persona hynë në veturë, e vodhën një çantë në të cilën gjendeshin paratë dhe dokumentet, dhe u larguan, përcjell arbresh.info.
Rasti ndodhi dje rreth orës 15:00 në fshatin Korroticë të Drenasit.
VJEDHJE
Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rama: Asnjë qeveri italiane nuk ka pasur bashkëpunim të ngje...
Trumpi shpall armëpushim 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit
Liverpool favorit për transferimin e Marcos Senesi
Silva drejt transferimit tek Inter Miami
Konjufca për presidentin: Tërhiqem nga kandidatura, nëse pro...
Prokuroria për rastin në Malishevë: Viktimat u dërguan pa sh...