Në kuadër të ciklit debutues e diskutues “LDK ju dëgjon”, si dhe me rastin e 33 vjetorit të themelimit të LDK-së në Gjilan, kryetari, Lumir Abdixhiku ka diskutuar më qytetarë e struktura të kësaj komune.
Abdixhiku ka shprehur edhe njëherë qëndrimin e tij dhe të LDK-së lidhur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt, duke e cilësuar si lëshimin më të madh dhe gabim historik në procesin e dialogut.
“”Pa paragjykim ndaj statusit” – kështu nisë marrëveshja e Kurtit me Vuçiç. Ky formulim, në preambulë, neutral ndaj statusit, është lëshimi më i madh i bërë ndonjëherë në procesin e dialogut. Është barazim i refuzimit serb ndaj pavarësisë me vet aktin e shpalljes së pavarësisë. Madje edhe marrëveshja e fusnotës kishte referencë interpretimin e GJND-së ndaj pavarësisë sonë. Ky është një gabim historik. Ne pritëm një marrëveshje për njohje, ky na solli një që i vë dykuptimësi statusit politik të vendit tonë”, ka thënë Abdixhiku.
Përmes një komunikate për media nga Zyra për Informim e LDK-së bëhet e ditur se Abdixhiku tha se kryeministri nuk ka folur asnjëherë për kapërcimin e trashëgimisë mbi të kaluarën. Ka folur gjithnjë për ballafaqimin e Serbisë me të kaluarën, por tashmë në këtë dokument ai pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës.
“Dhe jo vetëm kaq. Me lehtësi të jashtëzakonshme ai u pajtua të tejkalojë trashëgiminë e së shkuarës me Serbinë. Nuk tejkalohet asnjë trashëgimi pa ballafaqim. Nuk kapërcehet trashëgimia e Serbisë në raport me Kosovën me dy rreshta në një marrëveshje”, ka thënë ndër të tjerash Abdixhiku.
Ai e ka vlerësuar marrëveshjen të rrezikshme për vendin tonë.
“Në marrëveshjen me neutralitet ndaj statusit e me tejkalim të së kaluarës si vlerë, kryeministri i Kosovës i ka hapur dy dyer të rrezikshme për vendin. E para ka të bëjë me një organizim vetmenaxhues që është më shumë se Asociacion. E dyta ndërsa me Statusin Politik të Kishës Ortodokse Serbe. Shihni problemet në vendet fqinje për të kuptuar përmasën e këtij lëshimi”, ka thënë Abdixhiku.
Në Gjilan Abdixhiku dëgjoi nga afër për problemet e qytetarëve me të cilat po përballën përfshirë krizën ekonomike, rritjen e çmimeve dhe problemet tjera në shumë sektorë, si dhe prezantoi konkretisht idetë dhe alternativën se si duhet zgjidhen këto probleme./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...