Deputeti nga radhët e VV-së Mefail Bajqinovci gjatë vizitës së tij në Stokholm të Suedisë u takua me ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedisë, Pål Johnson.
Bajqinovci përmes një postimi në “Facebook”, tha se me Johnson bisedoi për sigurinë e vendit në sferën e mbrojtjes dha bashkëpunimit në mes të dyja vendeve.
“Me z. Johnson biseduam për invazionin rus në Ukrainë si dhe aspektet e veçanta të sigurisë së dy vendeve tona në sferën mbrojtjes. Ky ndryshim rapid i situatës së politikës dhe të sigurisë ndërkombëtare, vë në pah bashkëpunimin e ngushtë mes partnerëve, në fushën e mbrojtjes. Kështu, diskutuam për mundësitë e rritjes së ndërveprimit mes dy vendeve tona. U pajtuam edhe që t’i mirëmbajmë kontaktet dhe të punojmë së bashku në funksion të përfitimit të përbashkët duke e zgjeruar shkëmbimin dhe bashkëpunimin ushtarak mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Suedisë”, deklaroi Bajqinovci./arbresh.info/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...