Klubi i Prishtinës është përforcuar me futbollistin prizrenas, Fitim Susurin.
23-vjeçari është transferuar nga skuadra e Feronikelit, ku ishte pjesë në muaj e fundit.
Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.
Njoftimi i plotë:
????̈?????? ????? ??????!
FC Prishtina ka nënshkruar ditën e sotme kontratë me futbollistin nga Prizreni, Fitim Susuri.
Mesfushori i avansuar 23-vjeçar është zhvilluar si futbollist te Liria e Prizrenit, ndërkohë që së fundmi për pak muaj ka qenë pjesë e Feronikelit 74.
Në edicionin e kaluar tek Liria, Susuri ishte një nga futbollistët më në formë në Kosovë, ku kishte shkuar në kuotën e 10 golave dhe 10 asistimeve.
Susuri është prezantuar edhe zyrtarisht në skuadër nga drejtori sportiv Driton Krasniqi.
Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar “bardhekaltërve”.
?????????, ?̈???̈?? ? ????????? – Nuk besoj që ka futbollist në Kosovë që nuk ndjehet i kënaqur që të luaj për Prishtinën. Ky është klub i madh dhe është nder dhe krenari që jam bërë pjesë e ekipit kryeqytetas.
???????? ??? ?????????? – Stafit te trajnerëve dhe tifozëve iu premtoj se do ta jap maksimumin në çdo stërvitje dhe pastaj në ndeshje për të kontribuar maksimalisht për skuadrën. Prishtina e ka një skuadër shumë të mirë me futbollistë shumë cilësor dhe trajner të mirë andaj besoj se me punë dhe me angazhim do t’i arrijmë objektivat që i kemi në këtë edicion.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...