Ben Chilwell pritet të largohet nga Chelsea pas tre viteve qëndrim në Londër.
Mbrojtësi anglez nuk ka qenë zgjedhje e parë këtë edicion te Chelsea dhe disa lëndime kanë bërë që ai të mbetet jashtë formacionit bazë.
Reprezentuesi anglez ka zhvilluar 18 ndeshje këtë edicion, duke realizuar një gol e duke asistuar në dy të tjerë.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për transferimin e anglezit.
Pep Guardiola e pëlqen shumë anësorin dhe dëshiron ta ketë në radhët e veta pas largimit të Joao Cancelos.
Fichajes ka raportuar se Chelsea janë të gatshëm të heqin dorë nga reprezentuesi anglez nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.
Cancelo vështirë se do të rikthehet në Etihad Stadium dhe Pep e do me çdo kusht Chilwellin për krahun e majtë të mbrojtjes. /Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...