Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se qëndrimi i SHBA-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë.
Ai ka thënë se është e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë zotimet ndërkombëtare që ka marrë.
“Ne Asociacionin e shohim si një gjë që do t’i mundësonte komunitetit serb të adresonte shqetësimet për sigurinë dhe mbrojtjen e të drejtave”, tha Hovenier në në RTV Dukagjini.
Megjithatë ai thotë se SHBA nuk po i kërkon Kosovës që të bëjë diçka që shkel kushtetutën e saj.
Duke folur për planin evropian për normalizimin e raporteve, ai tha se kjo ishte ujdia më e mirë e mundshme.
“Për SHBA-në kjo është ujdia më e mirë që është e munduar në këtë qast për të çuar përpara çështjen e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi”, deklaroi Hovenier.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord të hënën se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit e këtyre dy vendeve.
Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Nevojiten negociata të mëtejshme për të përcaktuar modalitetet specifike të zbatimit të dispozitave”, tha Borrell, duke paralajmëruar takimin e radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin mars.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...