Osmani për aksidentin e trenave në Greqi: Zemrat tona janë me popullin grek

09:22 | 1 Mars 2023
Emir Abduramani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për aksidentin tragjik mes dy trenave mbrëmë në Greqi.

Në këtë aksident, vetëm deri më tani është raportuar për 32 të vdekur dhe mbi 80 persona të lënduar.

Osmani në Twitter ka thënë se zemrat e popullit të Kosovës në këto momente jo të mira janë me atë grek.

”Zemrat tona janë me popullin e Greqisë pas aksidentit shkatërrues të trenit dhe humbjes tragjike të jetëve. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe të dashurit e viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Osmani./arbresh.info