Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës , Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se dakordanca e së hënës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk është garanci nëse do të lëviz pozicioni i Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, Deliu ka thënë se vetëm njohja e ndërjellsë do t’i shërbente Kosovës.
“Marrëveshja e dakorduar në fakt, nuk ofron asnjë garanci nëse do të lëviz pozicionin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, pos qe siguron avancimin e pozitës serbe në Kosovë në shkallë autonomie në lidhje të drejtpërdrejt me Serbinë, që në Kushtetuten e saj mban Kosovën si pjesë të saj integrale”.
“Vetëm njohja e ndersjellë do t’i sherbente Kosovës si kundërargument ndaj shteteve dhe organizatave, të cilat kontestojnë shtetësinë e Kosovës duke i mohuar vendin e merituar në hapesirën nderkombëtare”, ka deklaruar ajo. /arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...