Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka vendosur ende nëse do të garojë sërish në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen më 2024, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Peskov ka thënë për mediat në Rusi se Putin nuk është në atmosferë fushate, pasi aktualisht është shumë i zënë.
“Nuk e kemi dëgjuar duke thënë diçka, nëse do të garojë apo jo. Kjo do të thotë se është ende herët”, ka thënë Peskov.
Putin – i cili ka dhënë urdhrin për nisjen e luftës në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar – ka qenë president i Rusisë në periudhën 2000-2008 dhe sërish nga viti 2012.
Për shkak të ndryshimit të Kushtetutës së Rusisë, atij do t’i mundësohet gara edhe në vitin e ardhshëm.
Në të kaluarën, Putin e ka bërë të ditur kandidim pak para zgjedhjeve, ndonëse është ditur edhe publikisht se e synon pushtetin./rel
Nënshkruhet kontrata 12 milionë euro për impiantet e trajtim...
OBSH: Shqipëria, ulje e ndjeshme e vdekshmërisë te fëmijët
Edon Zhegrova reagon pas humbjes me Turqinë: Do të vijë dita...
Irani paralajmëron SHBA: Ngushtica e Hormuzit nuk do të jetë...
Rama diskuton me Shoqatën e të Verbërve për përmirësimin e k...
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut