Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se për shkak të reshjeve që kanë filluar sot, nesër (e hënë) nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta.
Sipas IHMK, situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit.
“Reshjet të intensitetit të ulët të cilat kanë filluar gjatë ditës së sotme dt: 26.02.2023, në pjesën perëndimore dhe jugore, gradualisht do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ku si pasojë gjatë dt: 27.02.2023, nëpër disa zona të lokalizuara mund të paraqiten vërshime të shpejta”-, thuhet në njoftim në Facebook.
Sipas njoftimit situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës.
“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës”, thuhet tutje në njoftim.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pjesa Perëndimore: probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare është rrethe 30 % ndërsa 20-vjeçare: 3 %.
Ndërsa pjesa veriore: Probabiliteti për të tejkaluar një prag të periudhës së kthimit të përmbytjeve 5-vjeçare: 41 % ndërsa 20-vjeçare: 27 %.
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...