Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Zahaq të Pejës.
Aksidenti ndodhi në mes të trenit dhe një veturë, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për arbresh.info tha se personi i lënduar fillimisht është dërguar në spitalin rajonal të Pejës, dhe më pas është dërguar për në QKUK.
“Rreth orës 05:40 të mëngjesit ka ndodhur një aksident mes një trenit të udhëtarëve dhe një veture në fshatin Zahaq të Pejës. Lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për në Emergjencën e spitalit rajonal në Pejë e më pas me udhëzim të mjekuar është dërguar për trajtim në QKUK”, deklaroi ai.
Gashi tha se në vend të ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë kompetente. /arbresh.info/
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...
Prishtina feston Ditën Botërore të Librit për Fëmijë me akti...