Dje rreth orës 22:35 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Rastavicë të Deçanit.
Deri te vetaksidenti ka ardhur deri sa vozitësi ishte duke qarkulluar në rrugën Gjakovë – Deçan, i njëjti duke mos ju përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin del nga rruga. Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës ne kursin nga drejtimi i Gjakovës goditet nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës, thuhet në komunikatën e Policisë.
Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë e më pastaj për shkak të natyrës se lëndimeve është dërguar për në QKUK.
Sot rreth orës 01:50, Policia është njoftuar se viktima ka ndërruar jetë.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.
I dyshuari me urdhër Prokurorit shtetit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë