Për planin franko-gjerman ka folur ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli i cili shpreson që të jetë i mirë edhe për qytetarët.
Kryetari i AKR-së në një intervistë për atv tha se ky planë do të nënshkruhet të hënën gjatë takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Alexander Vuçiq.
Mirëpo, ajo nga çka ka frikë Pacolli është se nga nënshkrimi i këtij plani, mund të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Është mirë që ekziston një planë. Plani franko-gjerman është një plan i mirë. E kam parë. Ai plan, sigurisht të hënë besoj që do të nënshkruhet, jo për arsyeje të zgjidhjes të problemit të Kosovës sa për një arsyeje tjetër. Serbia është duke insistuar që ta jetësoj asociacionin. Dhe kjo është frika ime”.
“Plani franko-gjerman është akseptu, praktikisht është miratu”.
“Sa do të përfitoj Kosova, un nuk besoj se shumë. Frika ime është se Serbia do të insistoj që në bazë të atij plani të jetësoj asociacionin e komunave serbe. Dhe kjo është një gjë e cila Kosovës nuk i konvenon”, ka deklaruar Pacolli, shkruan arbresh.info.
Lexo edhe:
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...