Ministri i Punëve të Brendshme na RMV, Oliver Spasovski realizoi sot takim bilateral me kolegun e tij serb, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, Bratisllav Gashiq. Me këtë rast ata kanë nënshkruar Protokollin për mënyrën e kryerjes së kontrolleve kufitare në vendkalimin e përbashkët kufitar “Llojan-Miratoc”.
“Edhe pse shërbimet kufitare të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në mënyrë tradicionale tani më një kohë të gjatë bashkëpunojnë, me këtë Protokoll do të kontribuojmë në rregullimin më të detajuar të kontrolleve kufitare të këtij vendkalimi kufitar”, shkroi ministri Spasovski në Facebook.
Spasovski shprehu falënderim për kontributin e vazhdueshëm të MPB-së të Republikës së Serbisë me dërgimin e nëpunësve policorë të cilët marrin pjesë në Operacionin e përbashkët për mbikëqyrje të përforcuar të kufirit jugor, që në masë të madhe, siç thotë, “kontribuon në përforcimin e kapaciteteve në luftën kundër migracionit të kundërligjshëm, që ka rëndësi të madhe në vendin tonë për shkak të presionit me të cilin ballafaqohemi në kufirin tonë jugor”.
Orav përshëndetet me Kurtin: Institucionet të jenë funksiona...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftojnë për 7 të vrarë dhe 145 ...
Aksioni kundër fajdes në Prizren, dëmi ndaj viktimës 700 mij...
Mbi 8 mijë zyrtarë ende pa deklaruar pasurinë
Orav përfundon misionin në Kosovë, takim lamtumirës me Osman...
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...