Trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp nuk i ka pëlqyer pjesa e dytë e takimit me Real Madridin.
Skuadra e Real Madridit ka deklasuar Liverpoolin në “Anfield”, duke fituar me rezultatin 2:5.
Pas ndeshjes foli Klopp i cili dha opinionin e tij për ndeshjen.
“Fillimi ishte i jashtëzakonshëm. Me pak fjalë ishim ne. Ishte perfekt, ashtu siç donim të luanim. E gjithë pjesa e parë ishte e mirë krahas golave.
“Pasi rezultati u bë 2-3, ne nuk mund të ktheheshim më në rrugën e duhur. Duhet të luani si pjesa e parë për 95 minutat e plota, kur keni nevojë për rikthim. Në 3-2 ishte e kundërta. Ata u bënë më të sigurt dhe shënuan gola të mëdhenj. Njëri u devijua. Kështu është. Është e çuditshme. “E vetmja mënyrë që mund ta ngadalësoni pak lojën është të mbani topin. Ne e nisëm pjesën e dytë duke e humbur topin në momente të çuditshme”, përfundoi Klopp për BT Sports.
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...