Përfaqësuesit e organizatave sindikale të punëtorëve në shëndetësi do të kërkojnë sot para FSSH-së pagesën e pagave për muajin janar dhe do të informojnë për hapat e ardhshëm nëse nuk i marrin paratë gjatë ditës.
Mjekët, infermierët, paramedikët dhe stafi tjetër mjekësor nga Spitali “8 Shtatori” dhe Qendra Klinike “Nënë Tereza”, si dhe nga organizata të tjera shëndetësore në mbarë vendin, kanë paralajmëruar protesta për shkak të mos pagesë të pagave.
Pagat e janarit të punonjësve të shëndetësisë janë vonuar për shkak të sistemit të hakuar të Fondit për Sigurim Shëndetësor. Sistemi IT i FSSH-së u rrëzua më 6 shkurt pasi u bë objektiv i një sulmi kibernetik.
Të enjten, FSSH kërkoi që të gjitha institucionet shëndetësore publike të japin të dhëna për punonjësit në mënyrë që t’u paguhen pagat.
Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka bërë të ditur se nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi, pagat për personelin shëndetësor do të sigurohen nga Thesari Qendror dhe më pas do të shlyhen me thesarin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore./Telegrafi/
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...
Fitore me aromë Evrope për Malishevën
Drita “shkatërron” Llapin, dhe ruan diferencën me Ballkanin