Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits.
Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Levits për angazhimin e tij dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në skenën ndërkombëtare, përfshirë në proceset e anëtarësimit në strukturat euroatlantike dhe organizata të tjera ndërkombëtare, ndërsa ka theksuar se Letonia mbetet mike dhe aleate e fortë e Republikës së Kosovës.
Osmani e informoi Presidentin Levits mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo tha se Kosova vazhdon të kontribuoj në mënyrë aktive në procese të paqes dhe stabilitetit.
Presidentja e Kosovës dhe Presidenti Levits u dakorduan për intensifikim të bashkëpunimit në muajt në vazhdim për ta avancuar procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku Letonia merr zyrtarisht Presidencën që nga muaji maj i këtij viti. /arbresh.info/


Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje