Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët gjenden në paraburgim në Hagë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ndonëse shënimi i 17 shkurtit nuk është i njëjtë pa prezencën e tyre, Thaçin dhe Veselin i ka gjetur shpirtërisht të përmbushur.
“Në seancën e sotshme solemne për përvjetorin e pavarësisë, në atë sallë ku para 15 vitesh u përmbush një aspiratë shekullore, arrita direkt nga Haga, aty ku sot qëndron i fortë, protagonisti i deklaratës së pavarësisë dhe epokës së ndritur të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi. Ndonëse shënimi i 17 shkurtit, as nuk është i njëjtë, e as nuk është i plotë pa prezencën e tyre, Presidentin Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, i gjeta shpirtërisht të përmbushur”, ka shkruar deputeti.
Kjo pasi siç ka thënë, rruga dhe sakrifica e tyre për liri e pavarësi “sot është realitet i Kosovës tonë të lirë e të pavarur”.
“Përgjithmonë mirënjohës për këta burra, që ia kanë dhënë Kosovës vitet më të mira të jetës dhe që për nderin e të vërtetën e rrugëtimit të saj drejt lirisë, po e vazhdojnë përpjekjen edhe sot”, ka përfunduar Tahiri. /arbresh.info/
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...