Në nderim të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidentja Osmani organizon pritje shtetërore për korin diplomatik, si dhe për personalitete të shumta të vendit dhe për personalitete të shumta të vendeve mike.
Me këtë rast, presidentja Osmani, duke falënderuar për mbështetjen e miqve tanë strategjik, të cilët kanë qëndruar në mbështetje, para dhe gjatë luftës, si dhe në ndërtimin dhe konsolidimin e vendit, theksoi se për të arritur deri te kjo ditë u bë e mundur vetëm me sakrifica të mëdha.
“Nga ju dhe përmes jush ne kemi mësuar se ne nuk jemi vetëm’, deklaroi kryetarja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.
Ajo më tej shtoi se, ndonëse jemi të ndarë në gaborre të ndryshme, sot jemi të përbashkuar për ta nderuar Republikën e pavarur e sovrane të Kosovës, e cila sot shquhet nՃ rajoin e më tej, si shembull i demokracisë. /rtk
Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...