Edhe në Prizren, përmes aktiviteteve të ndryshme po shënohet sot 15 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Atje, qytetarë të shumtë janë mbledhur tek Shesh “Shatërvan” për ta nisur festën e tyre.
Komuna e Prizrenit ka publikuar fotografi nga atmosfera që po mbizotëron atje, ku shihet një numër i madh i qytetarëve që janë mbledhur.
“Sheshi “Shatërvan” në Prizren është epiqendra e festës së sotme të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në kuadër të manifetimit me SHKA-të, që u hap nga drejtori i DKRS-së, Adem Morina, Shoqëritë Kulturo-Artistike sollën atmosferën festive me këngë e valle që pasqyrojnë të kaluarën e popullit tonë dhe sot shijon ëmbëlsinë e lirisë nga sakrifica e të parëve e të UÇK-së. Festa vazhdon deri vonë sonte dhe përmbyllet me rok koncert të grupeve prizrenase që fillon në orën 19:00”, thotë Komuna e Prizrenit në një komunikatë për media. /arbresh.info/






Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...