Filatelia e Postës së Kosovës të premten ka vën në qarkullim postar emisionin e pullave postare “15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës”.
Posta njofton se shënimi i 15-vjetorit të ngjarjes më sublime që realizoi aspiratat shekullore, shpallja e Pavarësisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta të manifestimit të organizuar nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, pasurohet me emision të veçantë të pullave postare.
“Shenja mbrojtëse e manifestimit është edhe pamja e motivit të pullës postare të emetuar për nder të këtij jubileu të rëndësishëm shtetëror. Filatelia e Postës së Kosovës, përpos pullës postare me nominale €2.10, të vendosur në suvenir/ tabak me katër pulla postare, në kuadër të këtij emisioni të pullave postare emeton edhe Zarfin e Ditës së Parë, i cili me Vulën e Ditës së Parë paraqet një tërësi filatelike”, thuhet në njoftimin e postës.
Me këtë rast, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, me rastin e emetimit të këtij emisioni me rëndësi të veçantë, ka thënë se Posta e Kosovës vazhdon të jetë përkrahës i fuqishëm në promovimin e vlerave kulturore historike të Republikës së Kosovës, si dhe rrugëtimit të saj drejt së ardhmes euroatlantike.
Kjo pullë postare përmes letër dërgesave, gjatë rrugëtimit të saj në të gjitha vendet e botës, bartë porosinë e shënimit të ngjarjes më sublime të shtet ndërtimit të Republikës së Kosovës. /arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...