Ka nisur të vijnë liderët shtetëror, duke përfshirë presidenten dhe komandanten Supreme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i FSK-së, Armend Mehaj, dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar. Ka ardhur po ashtu edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.
I pranishëm është edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ambasadori amerikan, zëvendëskryeministri i Bulgarisë, si dhe personalitete të tjera. Tani ka filluar zyrtarisht ceremonia për të nderuar ditën 17 shkurt të vitit 2008, ku Parlamenti, shpalli Pavarësinë e Kosovës./Arbresh.info/

Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë