Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është larguar nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
Me vendim të Kuvendit të Kosovës, të enjten ai është zëvendësuar me bashkëpartiaken e tij, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Kjo u bë pas rekomandimit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në votim morën pjesë 62 deputetë, 53 prej të cilëve votuan për dhe nëntë abstenuan.
Votimi për zëvendësimin e Abazit u bë në ditën kur ai doli me akuza të rënda për partinë e tij për rastin e zhdukjes së mostrave të aktivistit Astrit Dehari./arbresh.info/
Negociatori iranian thotë se Teherani është “i përgati...
Abdixhiku e Osmani vazhdojnë së bashku vizitat nëpër familje...
Moti nesër me vranësira e shi
Yamal tërhoqi vëmendje në Barcelonë – valëviti flamuri...
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...