Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, i cili i ka prirë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.
Kryeministri Kurti e falënderoi z. Wood për kontributin e tij, veçanërisht në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë.
Opinioni këshilldhënës i GjND-së i vitit 2010 që konkludon se pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përbën një nga datat themelore të historisë së shtetit të Kosovës, andaj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të mirëpres e të takohet me z. Wood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, thuhet në komunikatën nga zyra e kryeministrit.
Gjatë takimit kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë.
Ai diskutoi me z.Wood edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut, për të cilin kryeministri tha se Republika e Kosovës në vazhdimësi ka qenë kontruktive dhe kreative në shërbim të normalizimit të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.
Në këtë takim, z. Wood shoqërohej nga rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi. /arbresh.info/
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...