Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, sot u takua me Gjorgji Trendafilov dhe Lupço Gorgievski, përfaqësues të organizatave të ndryshme të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut, njoftojnë nga MPJ.
“Në takim u shkëmbyen mendime për çështje që prekin komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut, sfidat me të cilat përballen shoqatat, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të drejtpërdrejtë dhe intensiv me shtetin.
Gjithashtu u shpreh kënaqësi për qasjen e drejtpërdrejtë në shkëmbimin e mendimeve, si dhe synimi për t’u takuar sërish dhe për të intensifikuar dinamikën e komunikimit, me qëllim përfshirjen më të drejtpërdrejtë të komunitetit bullgar dhe shoqatave që i përfaqësojnë në kuadër të bashkëpunimit të rregullt të shtetit me sektorin civil”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...