Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e Kosovës.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka falënderuar deputetin britanik, Alex Sobel, i cili gjatë një seance në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar ka mbajtur një fjalim të fuqishëm në favor të Kosovës.
“Shumë faleminderit deputetit Alex Sobel, i cili foli për situatën në Kosovë në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe aleate e vendosur e vendit tonë”, ka shkruar Kurti.
Ditë më parë, deputeti Sobel ka thënë Mbretëria e Bashkuars ka luajtur rol të rëndësishëm për të ndaluar gjenocidin para 20 vjetësh.
Në videon e shpërndarë, ai dëgjohet duke treguar për një vizitë që ka zhvilluar në Kosovë gjatë vitit të kaluar bashkë me disa deputetë të tjerë dhe për takimet e realizuara me kryeministrin e Kosovës, me presidenten dhe KFOR-in, duke shtuar se ka mësuar se situata e sigurisë është përkeqësuar.
“Dua të ndaj shqetësimet e Kosovës se Serbia do të shkaktojë dhunë në Kosovë, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend e rajon”, tha ai duke shtuar se “Serbia tashmë e ka bërë një gjë të tillë në Bosnje dhe Hercegovinë, përmes ‘Republikës Srbska’ dhe po tenton të njëjtën gjë edhe në Kosovë”, ka deklaruar Sobel.
Deputeti ka theksuar se serbët me qëllim duan të destabilizojnë Kosovën, duke penguar edhe progresin e dialogut.
“Serbët në Kosovë trajtohen me respekt dhe se duhet të sigurohen marrëdhëniet midis dy etnive në Kosovë, për një Kosovë stabile. Megjithatë, serbët me qëllim tentojnë të destabilizojnë Kosovën, duke penguar progresin e dialogut, në veçanti propozimin franko-gjerman të mbështetur nga Bashkimi Evropian”, tha në Parlamentin e Britanisë deputeti Alex Sobel./arbresh.info/
Many thanks to Labour MP @alexsobel for speaking out about the situation in Kosova in the UK Parliament. ?? has always been a staunch supporter and ally of our country. https://t.co/1MGAeuSHm1
— Albin Kurti (@albinkurti) February 15, 2023
Macron: Trump ‘synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë&...
“Ajo që kemi përjetuar është një themel i fortë për të...
Seanca në GJK për kërkesën e gjyqtarëve për rritje page, Ram...
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje