Universiteti i Prishtinës sot shënon 53 vjetorin e themelimit të tij
Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni solemne në të cilën të pranishëm do të jenë: rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, akademikë, rektorë nga rajoni dhe vendi, profesorë, studentë të dalluar, përfaqësues institucionesh dhe partnerë të tjerë. Ceremonia pritet të filloj nga ora 10:00
Poashtu Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot pritet të mban edhe ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, për Sir Michael Wood, për rolin e tij në avancimin e paqes dhe drejtësisë përmes të drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën.
Kujtojmë se Universiteti të Prishtinës UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte një ngjarje historike për popullin e Kosovës dhe sidomos për kombin shqiptar.
Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë , më 15 shkurt 1970 u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe data e 15 shkurtit u shpall Ditë e Universitetit të Prishtinës./arbresh.info
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq