Katari do të dërgojë të paktën 10 mijë shtëpi lëvizëse nga to që ndërtoi për të akomoduar tifozët e Kupës së Botës, në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi e Siri.
Autoritetet e vendit njoftuan se që në konceptim, ato kabina ishin planifikuar që të dhuroheshin për raste të nevojshme.
Kabinat u përdorën për të akomoduar rreth 1.4 milionë tifozë që mbërritën në Katar gjatë turneut më të madh të futbollit.
Një grup fillestar prej 350 strukturash u dërgua të dielën, dhe të tjera që pritet të dërgohen në ditët në vijim.
Kujtojmë se pas goditjeve të fuqishme të tërmetit, dhjetëra mijëra ndërtesa u shkatërruan në Turqi dhe Siri duke lënë miliona njerëz të pastrehë.
Katari dhe vende të tjera të pasura të Gjirit i janë bashkuar përpjekjeve globale për të dërguar ekipe shpëtimi dhe ndihma të tjera në rajonin e goditur./A2
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...