Kapiteni i kombëtares së hendbollit të Turqisë dhe djali i tij gjashtë vjeçar humbin jetën nga tërmeti që ndodhi në Turqi dhe Siri.
Kapiteni i ekipit turk të hendbollit, Cemal Kutahya (32) dhe djali i tij Çinar (6) vdiqën si pasojë e tërmeteve shkatërruese që goditën pjesët jugore të Turqisë javën e kaluar, konfirmoi Federata Turke e Hendbollit (THF).
“Me pikëllim të thellë erdhi lajmi për vdekjen e të dashurit tonë Cemal Kutahy, kapitenit të ekipit të hendbollit për meshkuj dhe djalit të tij Çinar, të cilët vdiqën nën rrënojat e shtëpisë ku jetonin në Antakia.
Gruaja dhe vjehrra ende nuk janë gjetur.
Ugur Kiliç, kryetar i Shoqatës së Hendbollit të Turqisë foli gjithashtu: “Cemal Kutahya ishte një burrë dhe një sportist me zemër të madhe dhe kapiten në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ti e përqafove djalin, shkuat në parajsë. Na vjen keq. Nuk kemi gjetur ende gruan dhe vjehrrën e Cemalit. Ne po punojmë për këtë.”
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...