Mbi 1 mijë raste kanë kërkuar trajtim vetëm në Klinikën e Neurologjisë derisa në repartin e neuro-pediatrisë brenda vitit marrin trajtim deri në 500 fëmijë.
Pacientët me epilepsi po ballafaqohen jo vetëm me stigmë, por në institucionet publike po mungojnë barnat e shërbimet e avancuara.
Mijëra të prekur nga epilepsia trajtohen brenda Klinikës së Neurologjisë.
Por punëtorët shëndetësorë, sikur edhe pacientët, vazhdojnë të sfidohen çdo ditë.
Kushtet infrastrukturore janë të papërshtatshme, aq sa inspektorati i mbylli disa dhoma për shkak të rrjedhjes së ujit e kundërmimit të erës, raporton RTK.
Pacientët i blejnë barnat vetë, ndërkaq profesionistët shëndetësorë, ndonëse janë në dijeni për avancimin e aparaturave, detyrohen të punojnë me metoda të vjetra.
“E rëndësishme për përvojën tonë është që të gjithë pacientëve që janë në spital të ju vendoset vija venoze në mënyrë që të intervenohet sa më shpejtë”, tha Nexhmedin Shala nga Klinika e Neurologjisë.
Kurse Naim Zeka, Klinika e Pediatrisë, tha se 20 vjet pas luftës këtu ende nuk bëhet video eeg-ja si procedurë më e thjeshta. “Barnat mungojnë dhe pacientët i blejnë vet””, tha ai.
Numri i të prekurve me epilepsi është rritur, derisa pacientët vazhdojnë të ballafaqohen me stigmatizim.
“Nuk e di sa është numri i sakt por vetëm në Klinikën e Neurologjisë janë trajtuar 1010 pacientë”, tha Valbona Govori, kryetare e Shoqatës.
Mosprania e drejtueses së Shërbimit Spitalor Klinik Universitarë sot, e cila ishte e paraparë për fjalim në shënimin e ditës ndërkombëtare të epilepsisë, nxiti reagime.
“Po shihet sa e marrin seriozisht, as nuk kanë ardhur këtu”, tha Naim Zeka nga Klinika e Pediatrisë .
Arsenali rifillon negociatat për transferimin e sulmuesit të...
Aksident mes gjashtë veturave në Tiranë, lëndohen dy policë ...
Lajçak: Zgjerimi nuk ndodh automatikisht, duhet punë
Kurti: I ofrova dy kompromise, u refuzuan
”Ne kemi lëvizur”, Kurti paraqet dy propozime për daljen nga...
Abdixhiku: Të na jepet e drejta për votë, VV-ja ka vendosur ...