Paris Saint-Germaini dëshiron që Neymar të largohet në rastin më të parë të mundshëm, pas kritikave kundrejt bashkëlojtarëve në humbjen nga Monaco.
Kampioni francez thuhet ta ketë humbur durimin me brazilianin dhe janë të gatshëm ta vendosin në listën e shitjeve në afatin kalimtar veror – njofton Foot Mercato.
Zyrtarët e PSG-së nuk janë të kënaqur me performancat e paqëndrueshme të 31-vjeçarit prej se është kthyer nga Kampionati Botëror, ndërsa një e tillë ishte pikërisht ndaj Monacos.
Neymar was at the heart of these tensions. He complained sharply to Vitinha (not receiving the ball in the right areas/paces) & Ekitike (his erratic decision-making) & used unkind words. Some Monaco players could not believe what they heard/saw from PSG. pic.twitter.com/f0wcEQoIcR
— Ney (@Neycromancer) February 12, 2023
Pas kritikave ndaj bashkëlojtarëve Vitinha dhe Hugo Ekitike, si edhe pas zënkës me këshilltarin sportiv, Luis Campos, raportohet se klubi e ka humbur durimin.
Neymar ka kontratë me parisienët deri në vitin 2027, mirëpo qëndrimit të tij në Parc des Princes duket se po i afrohet fundi.
Braziliani nënshkroi për PSG-në nga Barcelona në verën e vitit 2017 për transferim rekord prej 222 milionë eurosh, ndërsa që atëherë i ka shënuar 117 gola dhe ka dhuruar 76 asistime në 171 ndeshje. /Telegrafi/
Irani pranon negociata me SHBA-në, por vetëm pa kërcënime dh...
Nika u drejtohet prindërve të viktimës: Ju shpreh ngushëllim...
Pacolli ndan pamje nga një fluturim mbi Alpet zvicerane
Dy gjigantët evropian pas Leon Avdullahut
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Glauk Konjufcës për he...
Vijojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mazt, FS...